Skënder Haklaj është një nga nismëtarët e dosjes që mundësoi që “K’cimi i Tropojës” të bëhet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, Haklaj ka treguar se si i lindi ideja për të marrë këtë nismë e cila rezultoi shumë e frytshme. Skënder Haklaj u shpreh se mungesa e vallëtarëve ishte arsyja që e shtyu në këtë nismë që e bëri të kthehj nga emigracioni. Ai tregoi detaje edhe lidhur me studimet e tij në mbështetje të kësaj fushe.
Blendi Fevziu: Si të shkoi në mendje ideja me e çuar në UNESCO “K’cimin e Tropojës”?
Skënder Haklaj: I dashuruar shumë me kërcimin që në moshë 5-vjeçare kam kërcyer isha në emigracion dhe shikoj në Tropojë që nuk kishte valltar dhe kishte marrë hua në Gjakovë. Nuk u ndjeva mirë sepse Kosova ka këngë të shkëlqyera, por vallet nuk i ka kurrë të mira. Pastaj kam vazhduar shkollën e mesme në Peshkopi. U njoha me të gjitha vallet duke pasur mësues Haziz Ndreun, nder i Kombit dhe pastaj kam ardhur në institutin e Arteve të asaj kohe. Bëra një shkollë 9-mujore ku u hapën koreografët e parë historikisht në Shqipëri. Eca me këtë emocion. Kam punuar vazhdimisht në Tropojë.
Blendi Fevziu: Po ku të shkoj në mend që “K’cimi i Tropojës”…
Skënder Haklaj: Më vinte keq që nuk ka kërcimtarë, gati sa nuk shteroj. Thashë unë do kthehem. Iu thash djemve do kthehem. Ishte ideja që të shkojë në UNESCO. Punuam dhe e sollëm këtu…
Blendi Fevziu: Sa vite iu desh?
Skënder Haklaj: Që në 2012 ka nisur, por në 2016 kur bëmë konferencën e parë shkencore.
Blendi Fevziu: E besoje që do e arrije?
Skënder Haklaj: Unë isha shumë këmbëngulës. Kishim edhe njëçik frikë se Tropoja pak larg edhe…
Ndërkohë Skënder Haklaj gjithashtu u shpall nga emisioni “Opinion” si personazh i vitit 2024 për nismën që mundësoi që “K’cimi i Tropojës” të bëhet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
/tvklan.al