“Kundërshtarët në 6 Mars shohin interesin e tyre”
Takimin me qytetarë të Lushnjës në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar Rama e nisi me një paralele me atë që po ndodh sot në Ukrainë.
Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave nismën “Ballkani i Hapur” pas asaj që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë.
I pyetur për legalizimin e kanabisit, Rama tha se qëllimi është eksportimi i tij jashtë vendit dhe do të sillte të ardhura dhe vende pune. Në një takim tjetër me të rinjtë, Rama e konsideroi kandidaten për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa si të duhurën për këtë qytet.
Rama nuk i kurseu ironitë me rivalët në zgjedhjet e së dielës Eriselda Sefa u vendos në krye të Bashkisë së Lushnjës në verën e 2021, pas arrestimit të Fatos Tushes me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën, teksa u kandidua nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit.
Tv Klan