Bashkimi Europian do të ngrejë një Komitetit të Përbashkët Konsultativ, me qëllim monitorimin, por edhe mbështetjen e vendeve që janë në rrugën e anëtarësimit në Union. Në krah të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, kryeministri Edi Rama shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për përmbushjen e të gjitha reformave që e afrojnë me BE-në.
“Natyrisht që qëllimi është që të forcojmë bashkëpunimin tonë, provë që tregon që ne jemi vërtet të gatshëm që të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Pra, që ta them haptazi fare, duke kuptuar nga faktet që Brukseli ka zemër në fakt, dhe ky është vërtet lajm i mirë.”
Për Bashkimin Europian, rruga e integrimit mbetet nëpërmjet përmbushjes së reformave.
“Pozicioni ynë, qëndrimi ynë është i qartë. Sigurisht që, anëtarësimi në BE duhet të bazohet me merita, por metodologjia duhet të jetë graduale e vendeve kandidate dhe pikërisht këtë kemi bërë dhe komitetin tonë ekonomiko-social”.
Në të njëjtën linjë është edhe kryeministri Edi Rama që megjithatë nënvizon se jo gjithnjë, procesi i integrimit është varur nga reformat.
“Kur ti punon me Komisionin Europian dhe çdo gjë ndodh sipas rregullave, gjithçka është e parashikueshme, por kur pastaj duhet të shkojmë te Këshilli Europian kemi paparashikueshmëri.”
Kreu i qeverisë shqiptare thotë se Bashkimi Europian ka një tjetër qasje për integrimin pas luftës në Ukrainë.
“Për momentin, ne thjesht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe më duhet të them që ka një ndryshim dramatik sa u përket kapaciteteve të BE-së për të dëgjuar dhe kjo që nga momenti që Vladimir Putini i zgjoi fuqimisht me atë që ndodhi”.
Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen me 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes. Gjatë qëndrimit atje u takua edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Gert Jan Koopman.
Tv Klan