Kryeministri Edi Rama ishte në Ndroq të Tiranës këtë të mërkurë ku vizitoi qendrën shëndetësore të rindërtuar si pjesë e programit kombëtar “Rehabilitimi i 300 qendrave shëndetësore”.
Ai shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë takimit me stafin mjekësor, kryeministri mësoi nga mjekët rreth mundësive që ata patën nga portali i punësimeve.
Mjekja 1: Është e pabesueshme. Sapo jemi diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Qershor, morëm licencën në Dhjetor, në fund të Janarit jemi në punë.
Mjekja 2: Gjithashtu aplikimi ishte shumë komod. Mjaftonte një kompjuter dhe aplikimi bëhej online. Procesi ishte shumë transparent dhe nuk e besoj ende që kam fituar punë në Tiranë. Në qoftë se nuk do ishte mundësia nëpërmjet portalit dyshoj se do të kisha filluar me këto praktikat jo shumë të drejta.
Edi Rama: Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, “Ti preke edhe besove, por lum kush besoi pa prekur”.
Kryeministri bën të ditur gjatë postimit në Facebook shkruan se nga sistemi transparent janë punësuar 140 mjekë në qendrat shëndetësore dhe spitale vetëm dy muajt e 2020-s./tvklan.al