Një tjetër projekt i rëndësishëm në rrugëtimin e përafrimit të universiteteve shqiptare me ato europiane ka hapur dyert në Tiranë, Kampusi i Kolegjit të Europës. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryeministri Rama, Presidentja e KE, Von Der Leyen dhe Presidentja e Kolegjit të Europës, Mogherini.

Hapja e këtij Kolegji këtë muaj sipas Kryeministrit Edi Rama vjen në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë që lidhet me rrugëtimin në Bashkimin Europian.

Dy vjet nga ideja tek realizimi. Është një arritje. Nisi nga një bisedë me presidenten Von der Leyen. Është një shembull se ç’gjë e jashtëzakonshme është me gjermanët dhe shqiptarët në BE. Askush nuk do e kish besuar që kjo do ndodhte në një kohë të shkurtër. Nuk është rastësi që Kolegji i Europës e çel kampusin pikërisht në momentin kur Shqipëria çeli bisedimet për grupkapitullin e parë, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Është shenjë e fortë që yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga drejt anëtarësimit të vendit tonë është e pandalshme.”

Ndersa presidentja e KE-se, Ursula Von Der Leyen u shpreh se të rinjtë e këtij kolegji do të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Bashkimit Europian.

“Ju të dashur studentë duhet të jeni gati për një të ardhme për BE-në sepse vendet perëndimore duhet të jenë së bashku. A mund ta ndalojë dikush këtë erë ndryshimesh sepse kjo erë nuk po fryn jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por dhe nëpër vendet të tjera. Era e ndryshimit po fryn këtu. Mos harroni ju jeni udhëheqësit e Europës në të ardhmen.”

Pjesë e Kolegjit të Europës do të jetë edhe Desantila një e re nga Kosova e cila pati një mesazh për të gjithë të rinjtë e tjerë.

Kolegji i Europës në Tiranë do të ketë 31 studentë nga 22 kombësi të ndryshme, duke sjellë standarde të njëjta europiane edhe për të rinjtë shqiptarë.

Klan News