Kryeministri Edi Rama ju ka bërë ftesë të gjithëve të vizitojnë Muzeun Etnografik të Krujës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se përmes instrumentit të ri të teknologjisë VR, mund të përjetohet një udhëtim përmes kulturës dhe traditave të zonës.

“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar Muzeun Etnografik të Krujës, ku përmes instrumentit të ri të teknologjisë VR, mund të përjetoni një udhëtim përmes kulturës dhe traditave të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.


/tvklan.al