Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se do të zhvillohet një kuvendim popullor, ku kërkohet mendimi i qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Edi Rama: Gjyqtarët edhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun, por që marrin vendime haptazi të paligjshme, duhen të pezullohen nga sistemi i drejtësisë në vend. Po ju jap një rast sot për ilustrim, angazhohet qeveria e Shqipërisë për të ndërtuar Qendrën Kombëtare të Fëmijëve, një qendër e standardeve më të mira evropiane, me një teatër të ri kukullash, me skena të reja teatrore për fëmijët, përcaktojmë vendin tek ish-garda, marrim të dhënat e pronës, është e shtetit, bëjmë projektin, japim financimin dhe çfarë ndodh? Në momentin që ne jemi gati për të nisur punën na del një gjykatëse ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat, i cili në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet me pretendimin që kjo pronë që është në hyrje të parkut të liqenit, është e tija. Rasti konkret është që kjo gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të largohet nga vetingu. Këtu janë dy komponentë: E para: Kjo gjykatëse duhet të thirret nga SPAK sot, jo nesër, ashtu si duhet të thirren të gjithë që nuk e kanë kaluar vettingun sepse kanë pasur mospërputhje të pasurisë dhe këta njerëz duhet të shkojnë përpara gjyqit./tvklan.al