Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Saimir Tahirin gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Pasi u përmend nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, çështja e ish-ministrit të Brendshëm, kreu i qeverisë u përgjigj dhe tha se është krenar që ka bërë me Tahirin dhe se puna që ka bërë me të nuk hyn në akuzat ndaj tij.

Edi Rama: Më ngrite problemin e krenarisë do të flas për krenarinë. Të thashë, jam shumë krenar për këto vepra, u ktheve tek ministrat, tek puna. Për këtë punën se si mund të jesh krenar për një njeri që në një moment të caktuar pastaj del për një arsye apo për një tjetër me hije, pyet kryetarin e partisë tënde për krenarinë që ka për Sali Berishën. Pyet Lulzim Bashën dhe thuaji si mund të jesh krenar për Sali Berishën dhe sot ti me Sali Berishën ke hyrë në luftë se kjo është puna. As Saimir Tahiri nuk është objekt i këtij Komisioni, por ti e ke shok klase. Po i shkoj me shumë fanatizëm linjës që po i shkon vetë.

Jorida Tabaku: Ju lutem me qetësi?

Edi Rama: Ç’është kjo thirrje për qetësi!

Jorida Tabaku: Nuk po përmend asgjë tjetër përveçse përgjegjësive të qeverisë. Faleminderit!

Edi Rama: Me nder qofsh. Saimir Tahirin, shokun e klasës, e sollët ju. Është në objektin e hetimit Saimir Tahiri?

Jorida Tabaku: Jo!

Edi Rama: Nuk ka problem, unë nuk thashë pse e solle, por më ler të kthej përgjigje. Si 8 vjet, si 8 muaj, si 8 ditë, si 80 vjet, kush është si tha ai “bishti i qenit, kap bishtin e qenit”. Tani për punën e krenarisë. Edhe për Saimir Tahirin ta them hapur prapë se nuk kam asnjë problem. Unë jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që Saimir Tahiri ka bërë me mua nuk hyn asgjë nga ato për të cilat Saimir Tahiri pastaj ka hyrë nën akuza dhe për çfarë një ministër apo kushdoqoftë bën jashtë kuadrit të marrëdhënieve me mua të punës që kemi bashkë, unë Kryeministër, ai ministër dhe qeveria… të detyrave që kemi bashkë, të planeve që kemi bashkë është përgjegjësi individuale që çke me atë punë.

Dhurata Çupi: Të gjithë po i hedh?

Edi Rama: Çdo me thënë kjo të gjithë po i hedh? Cilin po hedh? Po ti hodhe kreshnikun e madh dhe nuk po të thotë njeri që e hodhe. Gjithë atë kreshnik Sali Berishën e hodhe sikur s’ishte askush dhe s’po të thotë njeri e hodhe. Ti hodhe Sali Berishën që të ngriti se nuk ishe asgjëkundi dhe nuk po të them që e hodhe. Unë i kënaqur jam që e ke hedhur. Unë e kam hedhur Sali Berishën që kur ishte i vogël, kur nuk e kuptonit ju kush ishte. Shih sa do të të mbajë Luli./tvklan.al