Kryeministri Edi Rama thotë se një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët është tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania.

Të gjithë prindërit nuk kanë nevojë që të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.

Rama shkruan se i njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija.

“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania. Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç. I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija”, shkruan kryeministri Rama.


/tvklan.al