Kryeministri Edi Rama ka përsëritur mbështetjen publike për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj duke marrë pjesë në aktivitetin e shpalljes si “Qytetar Nderi” të kryetarit të partisë BDI të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, në selinë e bashkisë së kryeqytetit. Rama e ka konsideruar Ahmetin si një shqiptar ndër më të mirët të historisë kombëtare.
Edi Rama, Kryeministër: Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot. Nuk dua në asnjë mënyrë që një shprehje e plotë e opinionit tim sot të lexohet si ndërhyrjen në fushatën zgjedhore të vendit fqinj. Ku ne nuk kemi asnjë qëllim të ndikojmë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve, të cilëve u them të shohin vetëm interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që sot është më shumë se kurrë ndonjëherë edhe e tyrja. Krah për krah më bashkëqytetarët e tyre maqedonas dhe me të gjitha minoritet që jetojnë në atë republikë dhe ta mbrojnë republikën e tyre ashtu edhe si pozicionin e tyre si shqiptar nga ndikimet e jashtme, të cilat synojnë gjëra që s’kanë asnjë lidhje me stabilitetin dhe me mirëqënien e shtetit fqinj.
Veliaj u shpreh se Ali Ahmeti është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë.
Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës: Është nder në historinë e Tiranës që ju na jepni ne duke qenë pjesë e familjes sonë, e skudrës sonë edhe e misionit tonë.
Ahmeti i premtoi Veliajt se do të jetë qytetar i disiplinuar i Tiranës.
Ali Ahmeti, Kryetar i BDI: Unë e njoh Tiranë e ’91 dhe sot nuk e njoh Tiranë e 2024-ës, humbem në Tiranë nuk e di ku jam. Do të përpiqem Erion të jem qytetar i disiplinuar. Çfarëdo aktiviteti që ju keni unë do të jem pjesëtar sepse është tani edhe qyteti jem zyrtarisht.
Klan News