Në selinë e Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë kryesia në një takim të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.
Të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit politik të qarqeve ndërsa në lidhje online morën pjesë edhe kryetarët socialistë të bashkive. Në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit dhe puna për marrjen e sa më shumë votave nga diaspora.
Në këtë mbledhje u zyrtarizua edhe Blendi Klosi si drejtues politik i qarkut të Dibrës pasi ministri Blendi Gonxhja është caktuar në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Po ashtu, u vendos që edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu të angazhohet në Vlorë, krah drejtuesit politik të këtij qarku Bledi Çuçi.
Në fokut të kryesisë ishte dhe vota e diasporës. Strukturave të socialistëve ju janë lënë edhe rreth 3 javë kohë për identifikimin e emigrantëve dhe regjistrimin në regjistrat e PS.
Prej muajash PS ka ndezur motorët e përgatitjeve të strukturave të saj për zgjedhjet e ardhshme, me synimin që mandatin e katërt ta marrë një rezultat historik, si i vitit 1997.
Klan News