Ka përfunduar mbledhja e kabinetit qeveritar, e cila nisi që prej orës 9:00 të këtij mëngjesi në Vilën 30 për të bërë analizën e 100 ditëve të para të qeverisjes në këtë mandat të 3.
Televizioni Klan mëson se raporti i ministrave u nda në grupe. Në sesionin e parë, ministrat e Financës, Turizimit, Bujqësisë dhe Zv/kryeministri raportuan arritjet dhe problematikat në 3 muaj e parë, por dhe prioritetet e dikastereve për vitin 2021.
Në grupin e dytë ishin ministrat e Arsimit, Kulturës, Shëndetësisë dhe ministret e shtetit, ndërsa në fund raportuan ministrja e Jashtme, si dhe ata të Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.
Në fund të çdo prezantimi pati pyetje dhe komente nga kryeministri, i cili në fund të kësaj analize dha konkluzionet dhe porositë e tij për çdo ministër.
Tv Klan