Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhë qeverinë duke vijuar me traditën e përvitshme për një takim informal përpara nisjes së sezonit politik të vjeshtës.

Takimi po zhvillohet në vilën qeveritare në Dajt. Ai është me dyer të mbyllura dhe ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbyllet rreth orës 18:00. Kryeministri Rama ka mbërritur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:30.

Të pranishëm në mbledhje janë, ministrat, kryetaret e komisioneve, kryetarja e Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit.

Përveç prioriteteve të qeverisjes, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe organizimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të pranverës, ku socialistët po punojnë për të marrë një mandat të katërt qeverisës.

Klan News