Spitali do të ketë edhe staf, infermierë, doktorë për të trajnuar stafin shqiptar
Në pritjen më madhështore që është bërë për një Kryeministër shqiptar, Edi Rama në vizitën e tij zyrtare në Ankara firmosi edhe 4 marrëveshje në sektorët e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës e kulturës, por dhe deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, që për Ramën është një hap shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Deklaratë që u firmos nga ai vetë dhe Presidenti turk.
“Vlera më e madhe që unë shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta dhe për të punuar nga afër bashkarisht duke kapërcyer barrierat burokratike“.
Pjesë e mbështetjes financiare është dhe ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit, që Erdogan ka premtuar se do të përfundojë për 3 muaj pavarësisht mosbesimit të Kryeministrit Rama.
“Basti i Presidentit që Spitali Rajonal i Fierit të jetë gati për 3 muaj, është një bast shumë i fortë”.
Erdogan përmendi edhe rënien dakort mes dy vendeve për të qenë kundër organizates FETO, që ai e quajti një organizatë terroriste.
Aktivitetet më të njohura të ketij fondacioni në vend ka qenë ai në sistemin arsimor, por Erdogan premton hapjen e institucioneve arsimore të mbështetura nga qeveria turke në Tiranë siç do të jetë universiteti teknologjik.
“Bashkohemi që FETO përbën një kërcënim për të 2 vendet, nuk do lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende dhe Turqia do jetë pranë Shqipërisë”.
Rama përsëriti disa herë falenderimet që Turqia ka dhënë si për rindërtimin, ashtu dhe gjatë kohës së pandemisë.
“I qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë dhe ndaluan deri dhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë“.
Në takimin kokë më kokë nuk kanë munguar dhe diskutimet për zhvillimet aktuale rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Tv Klan