Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta vazhdojnë replikat në distancë me njëri-tjetrin. Së fundmi, është kreu i qeverisë ai që i është përgjigjur Presidentit, duke i thënë se është bërë “gazi i botës”.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë”!

Rama i kërkon Presidentit Meta që të respektojë detyrën në cilësinë e kreut të shtetit.

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar”!  /tvklan.al