Ndërtuesi do të mbajë përgjegjësi penale
Veç amendimeve që iu bënë në parlament Ligjit për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit, Kryeministri propozon ndryshime në Kodin Penal, që të prekin të gjithë zinxhirin e sipërmarrësve, arkitektëve dhe zbatueseve të ndërtimeve që shkelin lejen e ndërtimit.
Por veç kësaj, Kryeministri thotë se në ndryshimet ligjore do të parashikohet edhe prishja e atyre ndërtimeve që dalin jashtë lejes. Rama bën përgjegjës paraardhësit, pa i ndarë në të majtë e të djathtë, që nuk i vunë fre me ligj, siç propozonte ai kur ishte kryebashkiak, abuzimeve. Por dhe sistemit të drejtësisë, që duke pranuar ryshfetet gjunjëzuan shtetin dhe favorizuan ndërtuesit që shkelnin ligjin.
Për Ramën, kostot e mëdha që pati vendi, si në njerëz ashtu dhe në infrastrukturë, pas tërmetit të 26 Nëntorit, arsyen e vetme kanë shkeljen e lejes së ndërtimit. Por deklaratat e kryeministrin janë vlerësuar nga Rudina Hajdari si heqje e përgjegjësisë personale, edhe pse drejtoi Bashkinë e Tiranës për 11 vjet. Çka solli replika mes të dyve.
Tv Klan