OSBE: Oferta për një vizitë mbetet në tryezë
Situata e ndezur në Bjellorusi e ka nxitur Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së të mbledhë Këshillin Special të kësaj organizate të premten në Vjenë.
Në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE-së thuhet se Rama mbetet i gatshëm për një vizitë zyrtare në këtë shtet për të negociuar me të dy palët për zgjidhjen e krizës.
Propozimi i bërë nga kryeministri shqiptar gjeti mbështetjen e këshillit dhe Komisionit Europian që nuk i njohin zgjedhjet presidenciale të kontestuara nga opozita bjelloruse.
Edhe Departamenti amerikan i Shtetit reagoi pro propozimit të Ramës për të qenë OSBE-ja në krye të negociatave në këtë vend.
Por ndërkohë Presidenti aktual Aleksandër Lukanshenko nuk e ka përkrahur publikisht këtë propozim që nuk ka gjetur as mbështetjen e Moskës, aleatit të madh të regjimit të tij. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është deklaruar kundër kësaj nisme pasi sipas tij çështja mund të zgjidhet vetëm nga vetë bjellorusët dhe s’ka nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare.
Tv Klan