Të shtunën socialistët do të mbledhin Asamblenë për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e tyre në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë pasditen e së mërkurës, kryetari Edi Rama, tha se mungesa e PD-së dhe LSI-së mund të çojë në një rikonfigurim të faktorëve politikë.
“Unë uroj që të jetë një rrugë me kthim për ta, por nuk kam ndërmend të bëj asnjë përpjekje që ata të kthehen nga jo rrugë. S’ka asgjë që e detyron palën tjetër në këtë rast shumicën qeverisëse që të tërheqë mezon në procesin zgjedhor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Është një situatë e pazakontë, por ka të gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike”.
Sipas tij, më i rëndësishën se numri i partive është standardi i zgjedhjeve
“Në një demokraci zgjedhjet i bëjnë standardet, që janë të garantuara dhe sigurisht të përmirësueshme”.
Shumica e kandidaturave të Partisë Socialiste janë zbuluar tashme, ku pjesa me e madhe janë rikonfirmime. Ajo që pritet me interes është bashkia Durrësit, ku Rama ka lënë të kuptohet se Vangjush Dako nuk do të rikandidojë, por pa përmendur ndonjë emër që do ta zëvendësojë.
Tv Klan