Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte se në Shqipëri nuk do të rriten taksat, por përkundrazi ato janë zeruar për bizneset e vogla. Ai tha se paga minimale do të vijë në rritje çdo vit.

Sipas Ramës, vendi ka hyrë në një proces zhvillimi, por ka nevojë për kohën e vet që të kalojë sfidat dhe të fuqizohet.

“Japonia e ka 200% borxhin por kjo e nuk e pengon të shohë në perspektivë. Standard e Poors vlerëson se përpjekjet e qeverisë shërbejnë për konsolidimin e ekonomisë. Janë vënë bazat që nuk kanë qenë kurrë më parë dhe situata sot në Shqipëri është si në një kantier ndërtimi. Aty ku deri dje kishte rrënoja, baltë dhe llucë që kërkonte ndërhyrje për t’u veshur me shtresa sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar. Nuk ka kohë për pushim dhe gjumë. Duhet punë që të mbarojë projekti dhe njerëzit t’i banojnë lagjet që po ndërtohen.

Standart e Poors thotë se ka filluar ndërtimi i lagjeve. Këto janë infrastruktura dhe sistemet që do të bëjnë ekonominë tonë një ekonomi që do ketë shumë më tepër përe të dhënë. Kjo sjell modernizim të sistemit fiskal dhe rritje të të ardhurave për arkën e përbashkët mbi 30%. Nuk është çështja sa paguajnë ata që paguajnë taksa por sa ne arrijmë që edhe ata që janë mësuar të mos paguajnë të paguajnë pjesën e tyre pa rritur taksat. Ne nuk kemi taksa për të rritur. Kemi bërë zero taksën dhe TVSH për biznesin e vogël. Kjo është sfida jonë pasi ne vërtetë e kemi rritur dhe sot që flasim kemi hyrë me një pagë minimale 300 mijë lekë. Nuk kërkojmë nga ata që të jenë të lumtur dhe të mos kërkojnë shumë.

Por sistemi që po ngremë do të bëjë që pagat minimale të shkojnë duke u rritur çdo vit, vitet e ardhshme. Këto konstatime të këtyre organizatave që nuk mund të dyshohen për objektivitetin e tyre vërtetojnë se vendi ka hyrë në një proces zhvillimi që përshpejtohet. Duhet të kuptojmë që një bebe nuk bëhet 10-vjeç që vitin e parë. Shqipëria është vlerësuar më lart vitin e kaluar. Jam i bindur që korrupsioni mbetet një problem serioz.

 Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka trend rritës nga raporti i 2013, gjë që nuk ka ndodhur me vendet e tjera. Ky është fakt. Asnjëherë kur unë i referohem 2013 nuk dua që të mendoni sikur janë bërë mrekulli. Gjërat kërkojnë punë dhe kohë. Por e vërteta është se duke parë 2013 dhe duke kujtuar që ishim si pas tërmetit në aspektin e llogarive të shtetit dhe në çdo sektor. Ka shumë gjëra sot që nuk preken drejtpërdrejtë nga ai që merr 300 mijë lekë por janë aty për të ngritur arkitekturën nga një projekt në një realitet. Në raportin e financuar nga

BE Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të punësimit për vitin 2019. Shqipëria vendi me papunësinë më të ulët në rajon është fakt. Çështja nuk është vetëm të krijojmë vende pune por të paguajmë më mirë. Një gjë që ka ndikuar në vlerësimet e Shqipërisë është edhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit dhe vënia në dispozicion e një pakete gjatë pandemisë. Ndihma ekonomike nuk jepet më në rrugë për ata që japin një votë”, tha Rama./tvklan.al