Shkrimet e botuara në Washingon Times për situatën në Shqipëri kanë provokuar replika mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes këtë të premte. Në njërin prej këtyre shkrimeve, administrata e ambasadës në Tiranë u konsiderua e kapur nga Soros dhe pa besueshmërinë e duhur për të përfaqësuar Presidentin Trump.
Ndërsa ne shkrimin e dytë u hodhën dyshime se Edi Rama përdori fondacionin Soros për kapjen e drejtësisë së re.
Në reagimin e tij, Kryeministri Rama i quajti “të paguara” shkrimet duke i ironizuar, si “akuza për imoralitet nga dritaret e shtëpisë publike”.
Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike!Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund👊
— Edi Rama (@ediramaal) August 24, 2018
Në përgjigje, Lulzim Basha e akuzoi për blerjen e gjykatësve, prokurorëve, gazetave, televizioneve dhe ambasadorëve me paratë e drogës. Sipas Bashës, kokat e krimit dhe të korrupsionit do japin llogari para popullit shumë shpejt.
Tv Klan
Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 24, 2018