Kryeministri Edi Rama thotë se sot në Shqipëri nuk ka dy parti. Sipas tij sot ka “një sistem disfuksional bravash, klithmash, shkelmash edhe konfuzioni publik të përditshëm”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve teksa prezantoi nismën për Këshillim Kombëtar, ai u shpreh se nuk ka ndërmend të humbasë kohë me Partinë Demokratike, e cila sipas tij nuk bën tot një proces të vetëm, “i vë bravën procesit edhe tjetri i nxjerr shkelmin për të thyer bravën”.

PS së bashku me PD kanë hequr të drejtën shqiptarëve të japin opinionin e tyre me referendum, përse duhet t’ju besojnë shqiptarët t’ju përgjigjen juve për të gjithë këto pyetje në këtë platformë? Apo thjeshtë për ta përdorur si justifikim për t’i përkthyer më pas në ligje.

Edi Rama: Nuk kemi nevojë për justifikime sepse ne kemi votat, kemi kartonët, dhe po të ishte për t’i bërë të gjitha këto, ato që ne mendojmë se duhen apo se nuk duhen, i kishim bërë, i kishim skartuar…

E dyta, përsa i përket që ne i paskemi hequr të drejtën njerëzve për referendum, edhe kjo mund të jetë një temë e këshillimit kombëtar, nëse njerëzit duan që të ndryshojë ligji për referendumet dhe për t’i marrë mendimin e tyre. 

E treta, ju flisni për dy parti, sot nuk ka dy parti në Shqipëri aktualisht. Sot ka një sistem komplet disfuksional bravash, klithmash, shkelmash edhe konfuzioni publik të përditshëm. Për sa më takon mua, nuk kam ndërmend të humbas më kohë, asnjë minutë me këtë sistem. Më kanë besuar mua dhe PS një mandat të tretë dhe ne duam ta përdorim këtë mandat të tretë çdo minutë, çdo sekondë për të bërë më të mirë për shtëpinë e përbashkët. Dhe këtu le të thonë çfarë të duan, ky është një Këshillim Kombëtar. Kur ti merr përsipër të këshillohesh me një grup njerëzish nuk pyet se çfarë do thonë të tjerët, ne na duhet të këshillohemi dhe i ftojmë të gjithë të na japin opinionin e tyre, lirisht, nuk kanë asnjë detyrim dhe nuk është një proces ku do futemi me parti, e do fillojnë kontestimet dhe gjithë marrëzitë… Një parti e vetme këtu nuk bën dot një proces, një parti e vetme. Një parti e vetme nuk bën dot një proces, i vë bravën procesit edhe tjetri i nxjerr shkelmin për të thyer bravën. Llogariteni ne tani të përfshijmë gjithë dynjanë e të fillojmë nga e para, s’ka më nga këto./tvklan.al