Me një reagim në Twitter i komentoi Kryeministri Rama lëvizjet e fundit të presidentit për t’u konsultuar me krerët e opozitës.
“Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike”.
Rama vijoi me një tjetër postim, ku fton shqiptarët të votojnë me qetësi e dashuri në 30 Qershor, ndërsa më herët në bashkëbisedim me banoret e njësisë nr.4, Edi Rama u shpreh indiferent dhe për takimin që Meta e Basha zhvilluan në Presidencë si dhe për të “rejat” që mund të prodhonte ai takim.
Qytetar: Po Presidentin si e kemi z.Kryeministër?
Kryeministri Rama: Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin por s’kemi çfarë bëjmë. E thashë unë, erdhi dita që edhe Bujar Nishani të duket si Jefersoni. Habi e madhe. Kur bëmë marrëveshjen atëherë, që atëherë ishte e deklaruar nga të dy palët, edhe më kujtohet të nesërmen që po shkruanim pikat e marrëveshjes, ata të Presidencës na merrni në telefon, na dërgoni letrat me formë të përbashkët që jeni dakord për shtyrjen e zgjedhjeve. E kërkonte me shkrim për të bërë këtë ndryshim. Ky tjetri hapni vendin se do hidhem. Edhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së vetë. Ju dha një motiv sado absurd po prapë për t’u kapur, këtyre që ‘ne do mbrojmë dekretin’. Sot e ka marrë përgjigjen shumë qartë ajo histori nga Kolegji Zgjedhor edhe është pa të drejtë ankimimi.
Qytetar: Mund të bisedojë me Lulin për të caktuar datë tjetër.
Kryeministri Rama: Mund të bëjë çfarë të dojë, është nul.
Qytetar: Nëse merr vendim për shpërndarje Parlamenti?
Kryeministri Rama: Ai mund të marri vendim t’i shpalli luftë Amerikës dhe Bashkimit Europian, po çfarë domethënë kjo. Të gjithë njerëzit e kuptojnë. Pjesa dërrmuese e neverit këtë gjë, pjesa tjetër e kupton por ngaqë është në pozitë tifozlliku thotë hajt mo, por faktikisht është një marrëzi.
Edi Rama, dekretin e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve e vlereson si ndërtim pa leje, dhe përsërit se qellimi nuk janë thjesht për të penguar zgjedhjet.
Vlerëson lidershipin e Sali Berishës dhe e vë në peshore me Lulzim Bashën.
“Ai të paktën mbante përgjegjësi, hyri dhe në zgjedhjet e 97′, ndërsa ky keqardhje permanente”.
Ironinë nuk e kursen dhe me drejtuesin e lëvizjes #edheunë, karikatuistin Bujar Kapaxhiu që nuk i mungojnë në CV e tij as rolet si aktor.
Tv Klan