Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook nga takimi i mbrëmshëm në samitin e Berlinit. Sikurse duket edhe në video shefi i qeverisë takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emanuele Macron, ku me këtë të fundit bën dhe një bisedë të shkurtër.

Statusi i Kryeministrit Edi Rama

MIRËMËNGJES 😃

dhe me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë 😊

/tvklan.al