Rritja e pensioneve konsiderohet si detyrim dhe sfidë në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistet për skemën e re të pensioneve, ku të pranishëm ishin edhe ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj.
Kryeministri Rama u ndal edhe tek punëdhënësit që abuzojnë me kontributet e punonjësve të tyre.
Ndërsa Ministri i Financave, Petrit Malaj u ndal tek bonusi i fundvitit, duke theksuar se po shqyrtohet rritja e tij.
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja vuri theksin te njohja e viteve të punës së para vitit 1994.
Kryeministri Edi Rama theksoi se në kuadër të reformave të propozuara për skemën e pensioneve, do të behen takime në të gjithë vendin me pensionistët. Ndërkohe reformat e propozuara pas konsultimit me ekspertet vendas dhe të huaj, parashikojnë masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për pensionet.
Klan News