Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook pamje nga lagja e re e rindërtuar në Fushë-Krujë. Kreu i qeverisë thotë se po merr formë hap pas hapi një zonë cilësore rezidenciale për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re të Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Lagja e re në Fushë-Krujë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe në një largësi prej 1 kilometri nga qendra e Fushë-Krujës. Atje do të ndërtohen banesat individuale dhe apartamentet.
Në zonën e re për rindërtim e përcaktuar në Fushë Krujë, parashikohet strehimi për 218 familje nga të cilat 91 familje në banesa kolektive dhe 147 familje në banesa individuale./tvklan.al