Dy dite përpara protestës së paralajmëruar të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur në një takim krerët e disa partive të vogla të majta dhe të djathta , ku përveç Dules së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, të gjithë të tjerët krerë të  partive të papërfaqësuara në parlament.

Në takim të zhvilluar në verandën e një lokali pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” merrnin pjesë dhe 2 të larguarit nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ndre Legisi dhe Mustafa Muçi, por dhe kryetari i shoqatës së pensionisteve dhe shoqatës të minatorëve.

Në përfundim të takimit i cili ka zgjatur rreth 60 minuta Rama është shfaqur i vendosur dhe krenar siç tha ai, për të protestuar ditën e shtunë kundër shurdhërisë së kryeministrit përball kërkesave të opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Edi Rama: “Unë jam shumë i kënaqur që rruga jonë e mos hyrjes në parlament dhe e rezistencës demokratike në shfaqjen e këtij refuzimi përmes protestave, nuk është vetëm rruga e Partisë Socialiste, po është rruga e asaj shumice të madhe që sot përfaqësoi në tavolinën ku ne u takuam. Është një rrugë që fillon ditën e shtunë pasdite në këtë bulevard dhe që nuk mbaron, përkundrazi, vazhdon në të tjera sheshe të Shqipërisë dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Ne duam një zgjidhje të arsyeshme dhe ne duam që rrugët tona të kryqëzohen ën parlament dhe jo gjetkë.”

Pavarësisht se kanë pranuar ftesën e Ramës për të folur për shkeljen e themeleve të demokracisë siç pretendojnë ata, krerët e partive te djathta kanë marr vendimin që të mos bëhen pjesë e protestës se thirrur nga Rama të shtunës./tvklan.al

Gazetare:  Elja Zotka