Kryeministri Edi Rama është takuar në Mal të Zi me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković me të cilin ka biseduar për rastin e ekstradimit të Ballistit drejt Serbisë.

“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”

, shkruan Rama në Facebook.

Një gjykatë kroate ka vendosur ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë, por mbetet edhe vendimi i Gjykatës së Lartë dhe vendimi përfundimtar i ministrit të Drejtësisë. Për çështjen e Ballistit janë angazhuar autoritetet shqiptare dhe FSHF për të ndaluar ekstradimin e tij drejt Serbisë dhe zgjidhjen e saj brenda kufijve kroatë.

Ndërkohë, në Podgoricë të Malit të Zi ndodhen liderët e Ballkanit dhe zv/Presidenti i SHBA Mike Pence për samitin e Kartës së Adriatikut. Shefi i qeverisë shqiptare u takua me zv/presidentin amerikan dhe liderët e tjerë të Ballkanit, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe integrimin evropian

. /tvklan.al