Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të bëhen pjesë e grupit të punës për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. Në një mbledhje me deputetë të PS-së në kryesinë e kuvendit, kryeministri Rama është shprehur se ata nuk kanë asnjë aryse për ta hequr fokusin nga puna me objektivin që viti 2030 ta gjejë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Pavarësisht thirrjes që ka pasur për opozitën që t’i bashkohet grupit të punëës, Rama ka thënë se me ato, apo pa ato, do i shkojnë deri në fund qëllimit të tyre.
Edi Rama: Me faktin që për herë të parë, po bëhen reforma reale shtetformuese, jo reforma privatizimi e liberalizimi sepse këto i kanë bërë të tërë. Shqipëria e ka pasur BE-në afër prej 30 vitesh, por nuk ka pasur forcën e nevojshme për të qenë kundërpalë, sot e ka, është kjo forca këtu. Po të mbyllësh sytë, dhe merrni këdo dhe vijeni në këtë pozitië, është njësoj si të çojë në Komisionin Europian U13 e Shqipërisë. Kjo është njësoj. Se nuk po marr rastin që U13 të shkojë atje dhe trajnerin ta kishte në arrest shtëpie.
Dua të them dhe 2 konsiderata të natyrës politike. Duke ju referuar fjalës së mbajtur para disa kohësh kur shtruam këtu projekt-rezolutën. Ky është një ushtrim i shtetit, është një ushtrim që për hir të së vërtetës i ka të gjithë komponentët përsa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do të ishte shumë mirë që të kishte dhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre kombëtare sepse janë në opozitë, nuk janë sot, nuk paraqiten, ndërkohë që komisioni i posaçëm është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare.
Është një hapësirë ku nuk bëhet politikë dite, por ku të gjithë ata të cilët janë brenda këtij perimetri me një mandat nga populli shqiptar, normalisht që duhet të jenë pjesë, aq më tepër që i dëgjojmë se do të vijnë në pushtet vitin tjetër. Të duash të vish në pushtet vitin tjetër, duhet të jesh më i interesuari të jesh në këtë tryezë. Nëse vijnë në pushtet vitin tjetër, të gjitha këto do t’i kesh për t’u marrë.
Ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ato, apo pa ato, ne këtë punë do ta bëjmë sepse Shqipëria nuk mund të presë që ata të vijnë e të bëjnë detyrën e tyre. Vendet janë aty. Nga vendet tona më rezulton që të gjithë anëtarët tanë janë në punë. Grupi i mbështetjes po ngrihet. Puna do të vazhdojë. Fuqia e shumicës në Kuvend dhe fakti që kjo shumicë është pjesë e skuadrës kombëtare, e mjaftueshme.
E vetmja pjesë e paangazhuar e këtij procesi që është në opozitë e vendos vetë. Në çdo moment që do të duan të ulen në tavolinë dhe t’i sjellin idetë se si luftohet korrupsioni, krimi i organizuar dhe si luftohet për ta bërë Shqipërinë më evropiane, t’i sjellin aty dhe pa asnjë paragjykim, çfarë është e vlefshme, do të qëndrojë aty. Kjo punë është një punë që kur të shkruhet në çdo faqe të vetën do të duhet të certifikohet nga BE dhe patjetër dhe nga SHBA.
Nuk ka shanse që nëse ka ide të mira, ne t’i lëmë jashtë, janë edhe të tjerët që do i gjykojnë dhe do i certifikojnë idetë e mira. Ne këtu i kemi të gjitha gjërat të vendosura. Na duhet që procesi i dëgjesave dhe ndërveprimit me të gjitha grupet shoqërore, përpos se me institucionet të bëhet i tillë që të mbledhë çdo gjë të dobishme për ta vënë në dispozicion të “SI-në?” për të vendosur të gjitha hapat se kur dhe ku të vihet në plan se kur do ta bëjë ky institucion këtë. Drejtuesi do të duhet ta dijë se nëse kjo nuk bëhet, do të paraqitet në kuvend dhe të thotë “PSE-në?”.
Ne duhet të shkëlqejmë në këtë proces dhe duhet të jetë ide fikse e ngulur në kokë se ne duhet ta ngremë flamurin kombëtar në Bruksel sepse është dhe më i bukuri atje dhe kjo do të ndodhë maksimumi në 2030, dekada tjetër do ta gjejë Shqipërinë në tryezën e BE-së. Asgjë nuk është e parëndësishme, të gjitha të tjerat nuk janë mjaft për atë që jemi zgjedhur dhe për atë që i detyrohemi historisë së këtij kombi.
Shpresoj se ata që nuk e kanë kuptuar “PSE-në?” e ngritjes së këtij komisioni, sot të jenë të qartë për atë që bëhet fjalë. Nëse duan argumenta, le ta hapin librin e madh sepse aty pastaj është faqe e dhimbje koke për sa shumë gjëra duhet të bëjmë, gjyqësori, ekzekutivi, legjislativi e kështu me radhë.
/tvklan.al