Kryeministri tregon afatet e procesit të rindërtimit
Kryeministri Edi Rama nuk kursen thumbimet, kur i përmendin emrin e Ilir Metës. Kjo i ndodhi gjatë takimit me banorët e Thumanës, të cilët i njohu me projektin e rindërtimit.
Kryeministri sqaroi se kompanitë ndërkombëtare që do të ndërtojnë banesat do të zgjidhen nëpërmjet një garë, duke theksuar se çdo kurorë do të ketë një shtëpi.
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se puna për shtëpitë e para individuale do të fillojë në muajin Maj. Për banesat e klasifikuara të pabanueshme në nivelin DS3 do të ketë një shpërblim prej 5000 dollarësh.
Tv Klan