Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka arritur të dhjetëfishojë numrin e banorëve që kanë 24 orë ujë krahasuar me 7 vjet më parë.
Rama e ilustron postimin e tij me foto, ku thotë se në vitin 2013-n mbi 117 mijë banorë kishin ujë 24 orë, ndërsa në 2020-n, mbi 1.1 mln banorë.
Kreu i qeverisë thotë se në 2023-shin çdo çezmë e Shqipërisë do të ketë ujë 24 orë. /tvklan.al