Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamje të punëve që po kryhen në qytetin e Shkodrës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se vazhdon instalimi i sistemit të ndriçimit LED me kursim energjie në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

“Vazhdon instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED me kursim energjie me Bulevardin “Bujar Bishanaku”, shkruan kryeministri Rama.


Ditën e djeshme, kryeministri Rama i ka kushtuar vëmendje të veçantë punës për vendosjen e semaforëve në qytetin e Shkodrës. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkroi se Shkodra nuk kishte asnjë semafor e për më tepër as edhe një shtyllë semafori të ngulur në tentativë në 30 vjet demokraci.


/tvklan.al