Kryeministri Edi Rama ka vizituar kantieret e dy shkollave në Tiranë, “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” si pjesë e procesit të rindërtimit. Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky i fundit sqaroi kreun e ekzekutivit se shkollat që po ndërtohen nga e para në kryeqytet po financohen nga qeveria dhe jo fonde të huaja. Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ramës, i cili duke qeshur tha: Sa ju do qeveria juve të Tiranës!

Arben Ahmetaj: Faktikisht kryeministër në këto tre muaj me procesin e rindërtimit kemi ndërtuar më shumë shkolla se janë ndërtuar në 30 vite në gjithë Shqipërisë.

Edi Rama: E di, e di. Po me ato fondet e BE ka Tirana?

Erion Veliaj: Ka Tirana ka vetëm rikonstruksione, shkollat e reja po i bën me paratë e qeverisë.

Edi Rama: Sa ju do qeveria juve të Tiranës!/tvklan.al