Prezanton ecurinë e projekteve për çdo bashki
Paralelisht me hartimin e planeve të rindërtimit për çdo zonë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, janë bërë gati dhe dosjet e detajuara me shifrat e parashikuara për zbatimin e tyre në terren, që do t’iu dorëzohet brenda mesit të kësaj jave donatorëve europianë.
Përmes një videokonference, kryeministri Rama dhe ministri Ahmetaj i kanë njohur përfaqësuesit e donatorëve ndërkombëtarë, që kanë ofruar kontribut financiar në konferencën e 17 shkurtit në Bruksel, për ecurinë e programit të rindërtimit.
Për kryeministrin monitorimi nga ana e tyre i gjithë procesit ka rëndësi për suksesin e këtij programi.
Aktualisht janë miratuar 2043 leje për ndërtim, ndërsa janë miratuar 26 zona të reja zhvillimi.
Tv Klan