Alma Mezini: Në muajin Janar 2010 u eksportuan 9.6 lekë mallra me ulje 3% në krahasim me dhjetorin 2009 dhe rritje 44% me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe u raportuan 30.1 miliard lekë mallra me ulje 30.3% krahasuar me periudhën e kaluar dhe rritje 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20.5 miliard lekë duke shënuar një ulje 38.3% krahasuar me muajin paraardhës dhe 3.1% ulje krahasuar me janarin 2009. Tregtia me vendet e BE-së ka qenë 64.5%. Partnerët tanë kryesorë mbeten Italia dhe Greqia./tvklan.al