Shqipëria është ndër 10 vendet e para më problematike për nivelin e lartë të korrupsionit në sistemin gjyqësor. Këtë e bën të ditur raporti i Transparency International, i publikuar disa muaj më parë. Sipas krahasimit të të dhënave mes dy raporteve të fundit, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në sektor të tjerë, ndërsa gjyqësori, ose nuk ka bërë asnjë përmirësim, ose ka shënuar hapa mbrapa në luftën ndaj fenomeneve korruptive brenda tij.

Raporti Global për Korrupsionin që u referohet të dhënave të mbledhura për vitin 2007, rreth sistemit gjyqësor ndërkombëtarë, sinjalizon se gjyqtarët e korruptuar rrezikojnë kapacitet e organizmave ndërkombëtare për të goditur fenomenet negative dhe krimin, si dhe mbështet dhunën e shkeljet e të drejtave të njeriut.

Pikërisht ryshfeti, që cilësohet si një suport ekonomik për të korruptuarit bëhet shkak që të minojë edhe drejtësinë dhe ta bëjë inefektiv sistemin. Raporti është përgatitur nga Transparency International, që ka sugjeruar dhe ndërmarrë disa nisma për të kuruar këtë fenomen global ku përfshihet edhe Shqipëria.

Nëse paraja dhe influenca hyn në drejtësi, atëherë të varfrit nuk mund të konkurrojnë për të, deklaroji Aker Emuna, zv/presidenti i Transparency International. Raporti informon dhe për kategoritë e vendeve problematike që kanë gjyqësorin të korruptuar dhe shkaqe që vihen re. Kur gjykatat janë të korruptuara, rrezikohet edhe gjykimi i qytetarëve. Korrupsioni në drejtësi ndahet në 2 kategori interferencat politike në procesin gjyqësor, pjesa e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe ryshfeti thuhet në raport.

Rëndësia e drejtësisë së pavarur nuk duhet të rezultojë inefeciente, të gjithë janë të humbur nëse drejtësia është e implikuar, pasi vetëm ata që kanë para përfitojnë  padrejtësisht. Thuhet më tej në raportin të cilët i janë referuar shumë prej mediave botërore. Por renditja globale e Transparency International, nxjerr në pah edhe nivelin e korrupsionit që vihet re në 25 vendet e para, ndërsa në 10 prej tyre dukuria më e theksuar është pagesa në dorë e ryshfeteve për gjyqtarët nga ata që nuk kanë besim tek drejtësia ose u është kërkuar para.

Vendet më problematike janë Shqipëria, Greqia, Inonezia, Meksika, Moldavia, Maroku, Peruja, Tajvani dhe Venezuela. Sipas numrit 2 të organizatës Aker Emuna, korrupsioni në gjyqësor vihet re dhe në rastet kur një gjyqtar kërkon favore të ndryshme nga palët apo persona me pushtet, po kështu dhe për persona që bëhen sekser të gjyqtarëve nga sekretarët e deri tek njerëzit e afërm./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle