Qeveritë po përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet sociale për të manipuluar zgjedhjet. Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Freedom House 2019, me titull “Liria në rrjet”.
Bashkëautorja e këtij raporti, Allie Funk thotë se faktorët vendas, qofshin qeveritë apo politikanët që kërkojnë të rizgjidhen, përdorin internetin për të sabotuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vendin e tyre.
Përpjekjet e qeverive për të shtypur lirinë në internet mund t’iu kthehen kundër. Kështu këtë verë në Rusi, pasi Kremlini goditi kandidatët politikë të opozitës, protestuesit anti-qeveri përdorën mediat sociale për t’u organizuar.
Sipas asaj që thuhet në raport, protestuesit ishin plotësisht të ndërgjegjshëm se qeveria po i vëzhgonte prandaj filluan të përdornin fjalë të koduara për lëvizje të ndryshme protestash, si dhe filluan të organizoheshin në këto platforma për t’u siguruar ndihmën administrative, ushqime dhe ujë protestuesve të tjerë.
Ky raport i përvitshëm nga Freedom House vë në dukje se liria në internet krahasuar me vitin 2009 po pëson rënie.
Klan Plus