Vendimi për të mbyllur Tiktok-un në Shqipëri në Shkurt, gjasat për mbylljen e tij edhe në Shtetet e Bashkuara në Janar, bllokimi i rrjeteve socilale të miturit në Australi dhe masa të përafërta në shumë vende të botës mund të jenë zgjidhja e duhur për të mbrojtur veçanërisht fëmijët nga efektet negative që ato u shkaktojnë shëndetit të tyre.
Në këtë përfundim arrin një analizë të publikuar nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA” e titulluar “Të miturit dhe telefonët inteligjencë, vala e ndalimit po shtohet në gjithë botën”. Artikulli i referohet një eksperimenti të bërë me nxënësit e klasës së 8 në një shkollë të ciklit të ulët në Eseks të Anglisë.
Të përfshirë në një cikël dokumentarësh të formatit “Reality”, fëmijëve iu ndalua për 3 javë të përdornin smartfonët. Shumica e tyre e përdornin i përdornin ato deri në 9 orë në ditë dhe kishin shfaqur shenja të një varësie të rëndë, kryesisht ankth dhe depresion.
Rezultatet e eksperimentit social janë surprizuese. Pas 3 javësh pa telefonë, depresioni dhe anthi iu reduktua me 17%, patën përmirësim me 3% të kujtesës dhe shfaqën shenja të dallueshme lumturie duke shpenzuar më shumë kohë duke u argëtuar si me njëri-tjetrin, ashtu edhe me prindërit.
Tv Klan