Ashtu si në maratonën e vajzave, lumi Sena favorizoi notarët më me përvojë edhe tek meshkujt. Kristof Rasovszky ishte fenomenal në garën e 10 kilometrave për të fituar medaljen e parë të artë.
27-vjeçari e përshkroi distancën për 1 orë 50 minuta e 52 sekonda, duke qenë shigjetë në ujërat e lumit tepër të diskutuar në këto Lojëra Olimpike.
Kampioni i Botës, si dhe argjendti olimpik në Olimpiadën e Tokios krijoi shkëputjen në metrat e fundit për tu ngjitur në majën e podiumit.
Shumë pak i distancuar me të u rendit gjermani Klement, i cili humbi terren në sprintin final për të kaluar finishin. Vendi i tretë për hungarezin tejtër, Laszlo Szokolai.
20-vjeçari u ngjit në podium për t’i dhuruar ekipit të tyre kombëtar medaljen e 5-të në Olimpiadën e Parisit. Dyshja janë shokë skuadre, ndërsa mes tyre nuk u kursye një përqafim emocional.
Disiplina e sportit të ujit shndërrohet në pikën e fortë të Hungarisë në kryeqytetin francez, pasi edhe dy medalje kanë mbërritur në garat e pishinës.
Klan News