Parlamenti Shqiptarë ka ratifikuar me shumicë votash marrëveshjen mes qeverisë Shqiptare dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mosekstradimin e qytetarëve Amerikan në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Të gjitha palët kanë rënë dakort për këtë marveshje, të njohur ndryshe si Nano – Powell.
105 deputetë pro, 1 kundër dhe 3 apstenime. Vota kundër ishte e deputetit Taulant Dedja. Ratifikimi i kësaj marrëveshje është kaluar në parlament në ditët e mbajtjes së samitit të Selanikut. Marrëveshja e firmosur në Tiranë pak më shumë se një muaj më parë nga sekretari i shtetit Powell dhe kryeministri Fatos Nano angazhon Shqipërinë në mos ekstradimin e qytetarëve Amerikan në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pa konsensusin paraprak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një marrëveshje e tillë është shoqëruar me kritika nga Bashkimi Europian, por ratifikimi i saj për shumicën e parlamentarëve, nuk do të sjellë probleme në BE.
Bamir Topi: “ Rezultati i votimit pasqyron atë që gjithë politika Shqiptare ka, që në situata të tilla ku diskutohet për të lidhur një marrëveshje të këtij karakteri, me një vend siç është Amerika, bien poshtë të gjitha paragjykimet e tjera, nëse një marrëveshje e tillë mund të prish punë për konjektura të tjera gjeopolitike. Faktori politik Shqiptarë prej kohësh e ka konsideruar faktorin politik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një faktor historik determinant për fatin e kombit Shqiptarë. Nuk besoj që kjo aspiratë e vjetër dhe e re e popullit Shqiptarë për integrimin në Europe të shuhet nga një marrëveshje e tillë”.
Shqipëria dhe Rumania janë të vetmet shtete që kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë parlamenti Rumun nuk e ka ratifikuar një të tillë.
Vota kundër e debutetit Dedja justifikohet kështu:
“Duke lexuar edhe letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, po kështu edhe një mesazh të Amnesty International drejtuar të gjithë deputetëve të parlamentit Shqiptarë, ku jepeshin argumenta se përse nuk duhej votuar për këtë marrëveshje, sepse shkeleshin dispozita të të drejtës ndërkombëtare, ishte kjo arsyeja pse votova kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje, por në të njëjtën kohë dhe për një arsye tjetër, sepse në këtë marrëveshje nuk ka reciprocitet, ne çdo marrëveshje bilaterale duhet të ketë reciprocitet, pra shtetet që ofrojnë marrëveshje bilaterale duhet të ofrojnë avantazhe të barabarta njeri me tjetrin, në këtë rast ishim ne që ofronim avantazhe , ndërësa pala tjetër nuk i ofronte asnjë avantazh shtetit tonë”.
Në tekstin e marrëveshjes së nënshkurar nga Nano e Powell, ndër të tjera thuhet se qeveria Shqiptare e cila aderon në Gjykatën Ndërkombëtare Penale nuk do të autorizojë dorëzimin, transferimin,apo ekstradimin e asnjë qytetari Amerikan, ushtarak apo askënd tjetër qe ka punuar apo punon për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas deputetëve, ratifikimi i kësaj marrëveshje në të njëjtën kohë me samitin e Selanikut, është një koçidencë, pasi ka qënë e llogaritur në renditje dy javë më parë./tvklan.al