Lajme Arkiva 2003

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Evropiane: “Më vjen keq që nuk jam në dijeni të diskutimit por mendimi im i përgjithshëm është që sigurisht liria e shtypit është një element etik për çdo zhvillim demokratik. Është gjithmonë e vështirë të jetosh në një pluralizëm mediash të ndryshme, shumë stacione televizive, por sigurisht përgjegjësia është e dyanshme si nga politikanët ashtu dhe nga mediat. Por meqë nuk ishte objekt diskutimi në takimet e mia me kryeministrin, unë nuk jam në dijeni, pra nuk mund të bëj asnjë koment specifik.”

Skënder Gjinushi: Unë nuk i di hollësirat, por mendoj se gjithmonë media duhet të lihet e lirë për të ushtruar të drejtat e veta. Është një ndër arritjet që ka vendi që ka një media të pavarur pavarësisht nga influencat e ndryshme që mund të bëjë njëri grup ndaj grupit tjetër dhe do uroj që ky konflikt të sqarohet sa më parë që të dalë, nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore apo kemi të bëjmë me tendenca siç pretendohet nga njëra palë apo tjetra.

Fatmir Mediu: Unë besoj se këto janë nga veprimet më absurde që mund të ndodhin, që të ketë sulme mbi median e lirë. Natyrisht gjithkush është i detyruar të respektojë ligjin dhe më tepër se kushdo tjetër është e detyruar qeveria. Të respektojë ligjin, të respektojë median, dhe mendoj se këto lëvizje abuzive që bëhen në drejtim të medias nuk kanë për gjë tjetër përveçse dëshirë dhe qëllimin për të kontrolluar dhe për të vendosur nën presion median që të mos transmetoj dhe të informoj opinionin publik rreth së vërtetës, por rreth interesave dhe frymës klanore që mbizotëron në politikën e qeverisjes shqiptare.

Ekrem Spahiu: Ne nuk na vjen mirë që kushdo qoftë të sulmojë televizionet, aq më tepër televizionet kombëtare që janë informacioni që marrin të gjithë shqiptarët për çfarë ndodh në Shqipëri. Dhe sulmi ndaj Tv Klan, sigurisht që është i dënuar nga i gjithë spektri politik shqiptar./tvklan.al