Tiranë
“Turp të kenë në rast se nuk bëjnë zgjidhje reale për anëtarësimin tonë. Unë jam socialist i tërbuar.”
“Partia Socialiste mori fund.”
“E ka marrë vera uratën.”
“S’është e drejtë edhe po çuditem pse.”
“Ku është gjë e mirë me dyer të mbyllura, turpi botës.”
“Demokracia pse u bë, të hapen dyert jo të mbyllen.”
Durrës
“Ka kaq vite që ka qenë i hapur duhet të ishte dhe këtë radhë.”
“Më poshtërsi e madhe nuk ka ku të shkojë. Kjo është komunizmi i Enver Hoxhës.”
“Kongres me dyer të mbyllura do të thotë anti-demokraci. Kongres me dyer të mbyllura do të thotë që Shqipëria të mos futet kurrë në Evropë.”
Vlorë
“S’është gjë e mirë sepse transparencë është në shërbim ët popullit dhe të popullsisë.”
“Në qoftë se do të pranojmë që gjithçka është vija e masës atëherë lëre të dëgjojnë njerëzit, sa vendime të marrësh më tepër aq më mirë është.”
“Nuk është e drejtë duhet ët bëhet me dyer të hapura.”
Korçë
“Kongresi duhet të bëhet sa më transparent, të flasin njerëzit lirisht, të lajin mendimin e tyre dhe të zgjedhin atë që do shumica.”
“Mua s’më duket e drejtë, e vetmja arsye është se duhet ta marrin vesh të gjithë.”
Gjirokastër
“Pse të bëhet m dyer të mbyllura? Me dyer të hapura, çdo gjë ta marri vesh populli.”
“As duhet bërë me dyer të mbyllura, pse duhet ta bëjë me dyer të mbyllura. Partitë janë të hapura.”
“Kongresi po nuk pati frymë demokratike nuk quhet kongres.”
“Duhet të flasim hapur, populli duhet të flasë me ato që kemi dhe ta themi shqip e shkoqur.”
“Nuk diskutohet që ka hile, nuk ka demokraci.”
Elbasan
“Duhet të jetë me dyer të hapura sepse ne ndaj punuam dhe nxituam për këtë ditë.”
“Kongresi i PS-së duhet të bëhet me dyer të hapura.”
Shkodër
“Partia Socialiste i ka bërë punët me dyer të mbyllura edhe në mënyrë sekrete.”
Kongreset janë bërë gjithmonë me dyer të hapura.”
“Në rast se quajnë partitë demokrate ata se i kanë shtuar këtë shtesën që nuk është aspak duhet ta bëjnë me dyer të hapura.”
Fier
“Duhet të behën të hapura që ta marrin vesh të gjithë.”
“Është që të bëhet me dyer të hapura që populli ta marri vesh, jo me dyer të mbyllura të bëjnë pazare ata.”
“Unë do të thosha që është mungesë e elementeve të demokracisë.” /tvklan.al