Brunilda Cami: “Mirëmëngjesi, do shkoni të votoni?”

Qytetari 1: “Kam votuar, ja gishti.”

Qytetarja 1: “Kam votuar që në mëngjes.”

Brunilda Cami: “Pse kaq herët?”

Qytetarja 1: “Është gjëja me e mirë që mund të bëjë çdo njeri sot.”

Brunilda Cami: “Po juve do të votoni?”

Qytetarja 2: “Po do të shkoj të votoj.”

Qytetarja 3: “Ne ishim dhe votuam tani po ikim në shtëpi.”

Brunilda Cami: “Votuat?”

Qytetari 2: “Po.”

Brunilda Cami: “Po pse kaq shpejt, nuk pritët pak më vonë?”

Qytetari 2: “Ne pleqtë duam sa më herët të mbarojmë punë shpjet.”

Brunilda Cami: “Jemi përpara shkollës “Petro Nini” ku janë të instaluara 3 qendra votimi 1821, 1827 dhe 1827/1. Që prej orëve të para të mëngjesit ashtu siç është deklaruar në orën 7:00 të tre qendrat e votimit kanë hapur dyert. Prej komisionerëve raportohet se nuk ka patur absolutisht asnjë incident. Në qendrën 1821  fluksi ka qenë tejet i madh që në orët e para të mëngjesit, aty janë 829 votues dhe vetëm në dy orët e para kanë votuar mbi 100 votues.”

“Procesi i votimit po ecën shumë normalisht, qendra e votimit është hapur në orën 7 kanë filluar njerëzit të votojnë, çdo gjë ka ecur shumë në rregull deri tani.”

Brunilda Cami: “Megjithëse është shumë shpejt si është interesi i qytetarëve?”

Komisionerja: “Interesi duket mirë, domethënë deri tani shumë mirë.”

Brunilda Cami: “Mund të na e shpjegoni pak për të gjithë teleshikuesit e televizionit Klan si do të jetë procedura e votimit të sotëm?”

Komisionerja: “Një qytetar kur vjen në fillim do paraqitet  tek neve, tek kryetari shikon emrin në listë, paraqet kartën e ID ose pasaportën, pasaporta duhet të mos jetë e skaduar, të ketë afat. Pasi paraqet atë firmos në listë, pastaj kalon lyen gishtin , merr shenjën e gishtit, pastaj vjen tek nënkryetari merr fletën e votimit. Pasi mbaron fletën e votimit e plotëson.”/tvklan.al

Gazetar: Brunilda Cami