Suela Ruseti: “Kryetari i Partisë Socialiste zoti Rama, ka kërcënuar shqiptarët me prishjen e paktit të drejtësisë. Meqenëse kërcënimi nuk i bëhet thjeshtë dhe vetëm kryetares së Kuvendit, por gjithë procesit të reformave, në emër të saj kam dalë për të përgënjeshtruar akuzat fallso. Ju deklaroj publikisht se nuk ka asnjë dekret të bllokuar, nuk ka asnjëlloj vonimi apo tejkalimi afati, ka vetëm respektim të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullores së kuvendit. Kryetarja e kuvendit nuk cakton apo heq gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, është kuvendi që e bën këtë. Kryetarja e kuvendit vë në dispozicion … për shqyrtim gjë që është kërkuar edhe nga deputetët, gjithashtu gjithçka që ajo ka ndërmarrë deri tani është pjesë e procedurave dhe i shërben plotësimit të kësaj praktike./tvklan.al