Erla Mëhilli: “Partia Demokratike shpreh vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për të gjitha strukturat shtetërore, organizmat humanitare, biznese si dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët me një sens të rrallë solidariteti, po kontribuojnë në përballimin e këtij momenti  të vështirë për mbarë shqiptarët. Banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës, kanë ndjerë në çdo moment se në këtë betejë me tërbimin e natyrës, nuk janë dhe nuk do të mbeten vetëm në asnjë moment. Se fëmijët, të moshuarit, të sëmurët e këtyre zonave janë në vëmendje dhe në kujdesin e pa ndërprerë të shtetit dhe te gjithë shqiptarëve. Në këto ditë të vështira të fatkeqësisë natyrore, mbarë shqiptarët po tregojnë se me bujari sensin e përgjegjshmërisë, disiplinën dhe organizimin me të cilin po kontribuojnë çdo ditë dhe më shumë, situatat do të përballohet me sukses të plotë dhe çështë më e rëndësishmja, pa asnjë humbje njerëzore. Përsa i përket opozitës, deri tani rezulton se i vetmi kontribut i qenësishëm që po japin deputetët e dërguar në zonat e përmbytura nga Edvini i Partisë Socialiste, është shtimi i xhiros së parukerisë Buter Fly nga shoqet Arta Dade dhe Mimi Kodheli, të cilat vetëm dje kanë shpenzuar atje disa orë për trajtim estetik dhe disa minuta të inskenuara në prezencë të kamerave me të përmbyturit”./tvklan.al