Besnik Bisha: “Partia Republikane ndjehet e indinjuar nga papërgjegjshmëria e Partisë Socialiste, e cila as minimalisht nuk ka kërkuar të falje familjarëve të tij, qytetarëve shqiptar. Kjo parti që për vrasje aksidentale bëri mitingje politike. Sot nuk ka kurajën që këtë vrasje të pastër politike ta quaj të tillë, po kërkon ta anashkalojë duke e cilësuar atë thjeshtë një incident”.
Lufter Xhuveli: “PAA dhe unë personalisht e dënojmë rëndë këtë akt kriminal i cili mori jo vetëm jetën enjë qytetari të pafajshëm, por dëmton klimën politike dhe imazhin e Shqipërisë në prag të zgjedhjeve parlamentare. PAA kërkon nga të gjithë partitë politike që të mos frymëzojnë e nxisin konfliktualitetin politik, të mbajnë përgjegjësin për veprimtarinë e tyre dhe të mos marrin në mbrojtje direkt apo indirekt akte të tilla kriminale”.
Ekrem Spahia: “PS dëshmon se është po ajo e ‘24-ës, e ‘44-ës, e ‘97-ës dhe vrau një aktivistë të PD-së. Kjo është PS që nuk mund të ballafaqohet me votën e elektoratit shqiptar me datën 28 qershor”.
Artur Roshi: “Ky akt i shëmtuar e ka origjinën e saj tek mënyra sesi PS përçon bindjet e veta rek militantët e saj. Kjo tregon qartë se PS pushtetin e vlerëson mbi gjithçka. Mënyra e marrjes së pushtetit në perceptimin e vet është rruga e dhunës”.
Jak Ndokaj: “PDK dënon aktin e vrasjes dhe i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. PDK-ja kërkon dënimin e autorit dhe i bën thirrje policisë të mos bëjë deklarime politike. Nisur nga ky rast PDK, i bën thirrje 2 partive të mëdha PD dhe PS t’i japin fund gjuhës së urrejtjes”./tvklan.al