Gjithçka e hapur për skuadrën finaliste të Champions League mes Bajern Mynih dhe Real Madrid.
Barazim spektakolar me 4 gola në gjysmëfinalen e parë për të premtuar spektakël edhe në takimin e kthimit. Vinisjus ishte hero për Realin me dy gola, duke kaluar në epërsi fillimisht spanjollët dhe më pas vulosur barazimin 2-2.
Për Bajern shënuan Sane dhe Kejn i cili kaloi për pak minuta Bajernin në avantazh. Me këtë barazim 2-2 çështja e kualifikimit në finalen e madhe shtyhet për në Spanjë javën e ardhshme.
Klan News