Real Madrid ka hyrë në histori sa i përket pjesës financiare të klubeve të futbollit. Spanjollët janë të parët që tejkalojnë 1 miliard Euro në të ardhurat operative. Analiza e kompanisë Football Benchmark, vlerëson performancën e biznesit të kampionëve të gjashtë ligave evropiane gjatë sezonit 2023-24.
Klubi i kryesuar nga Florentino Pérez arriti të ardhura totale prej 1 miliardë e 65 milionë Euro. Në vend të dytë Manchester Cityt me 838 milionë, ndërsa në vend të tretë Paris Saint-Germain me 806 milionë Euro të ardhura operative.
Real fitoi një shumë rekord prej 251 milionë Euro për ndeshjet e luajtura në stadiumin Bernabeu të rinovuar. Zonat e reja VIP gjeneruan të ardhura shtesë prej 83 milionë Eurosh.
Një tjetër aspekt që e vendos Madridin në krye është vlera e tregut të skuadrës, e vlerësuar në 1 miliardë e 364 milionë Euro për të gjithë futbollistët mosha mesatare e të cilëve është 27 vjeç.
Klubi spanjoll kryeson edhe në të ardhurat e krijuara nga shitjet e lojtarëve të rinj në mesin e gjashtë kampionëve të ligave më të rëndësishme në Europë.
Real Madridi mbetet një model referimi në aspektin financiar brenda futbollit evropian duke u pozicionuar si një markë udhëheqëse globale që ndërthur suksesin financiar dhe atë sportiv.
Tv Klan