“Los Blancos” po ndjekin sulmuesin e Kosovës që po shkëlqen këtë sezon të Lille
Sezoni i mrekullueshëm që Edon Zhegrova po kalon te Lil në Lig 1 ka rënë në sy të Real Madridit. “Los Blankos” kanë shfaqur interes për sulmuesin e krahut të përfaqësueses së Kosovës, raporton sajti spanjoll “Mas Fichajes”.
Futbollisti 24-vjeçar konsiderohet zbulimi i këtij sezoni në kampionatin francez.
Edhe pse nuk është në listën e prioriteteve, drejtuesit e klubit spanjoll mund të befasojnë duke e afruar Zhegrovën, të cilin e shikojnë si një investim me mjaft potencial për të ardhmen.
Në 26 takime në kampionatin francez në këtë vit futbollistik, sulmuesi i krahut ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste.
Në total, në të gjitha kompeticionet ai ka luajtur në 2633 minuta.
Real Madridi po përgatitet për një merkato ëndrrash këtë verë, me yje të mëdhenj në horizont dhe një strategji ambicioze për të rifituar dominimin në futbollin evropian.
Dhe Zhegrova, kartoni i të cilit kushton 15 mln Euro sipas drejtuesve, mund të bëjë mirë te “Galaktikët”.
Klan News