Për të vazhduar me afrimin e futbollistëve, për të qenë në rregull edhe më Fair Play financiar, Real Madrid duhet të bëjë një numër të madh lëvizjesh me futbollistët në merkaton e kësaj vere. Mediat spanjolle llogarisin që klubi duhet të shesë lojtarë në vlerën e 280 milionë Eurove për të barazuar bilancin. Zidane dëshiron të afrojë në skuadër Poul Pogba apo Christian Eriksen dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ti plotësojnë dëshirën. Për këtë arsye madrilenët kanë vendosur të nxjerrin në shitje plot 13 futbollistë.
Përveç Gareth Balle për të cilin nuk ka më vënd në Madrid, Los Blancos po planifikojnë të shesin përfundimisht James Rodrigiuez dhe Mateo Kovacit, të dy lojtarë që kanë qenë të huazuar. Drejt Largimit janë edhe Isco dhe Martin Odegaard si dhe disa lojtarë të tjerë që për pjesën më të madhe të kohës kanë ngrohur stolin.
Për më tepër, me 8 lojtarë që rikthehen në Madrid pas huazimit, klubi e ka të domosdoshme shitjen e tyre pasi përbëjnë një pengesë për emrat e kërkuar nga Zidane. Në listën e të dëshiruarëve mbeten Mbappe, Neymar dhe Mendy i Lion dhe Van de Beek i Ajax.
Tv Klan