Real Madrid prezantoi futbollistin më të ri, brazilianin Endrick. Në fakt klubi spanjoll e ka blerë këtë lojtar prej dy vitesh. Përpara se të shfaqej në fushën e stadiumit Bernabeu, aty ku e prisnin 30 mijë tifozë, sulmuesi brazilian pozoi me presidentin Florentino perez përpara 15 kupave të Champions të fituara nga Real.
Sikurse shihet, ai do të mbajë në fanelë numrin 16. Florentino Perez dhe klubi i tij vijojnë të kenë sukses në grumbullimin e lojtarëve të rinj më të talentuar në botë dhe që mendohet se do të garantojnë një të ardhme të lavdishme më suksese dhe trofe.
Vetëm 1 javë më pare, braziliani mbushi 18 vjeç dhe tashmë do t’i bashkohet skuadrës më të madhe në Europë për të nisur stërvitjen për sezonin e ri në të cilin ambiciet e madrilenëve nuk ndryshojnë, madje bëhen edhe me të mëdha teksa me Mbappe, Vinicius apo Bellingham, ekipi spanjolll do të kërkojë të dominojë si në kampionatin vendas, ashtu edhe në Europë.
Tv Klan